20 mijë qytetarë të Malit të Zi do t’u drejtohen kutive të votimit gjatë ditës së sotme.
Ata do të zgjedhin përfaqësuesit e komunave të Ulqinit dhe Beranit.
Për ta ushtruar të drejtën e tyre shumë qytetarë kanë udhëtuar edhe nga shtetet e tjera, njofton Klan Kosova.
Për komunën e Ulqinit garojnë pesë lista.
Nga ky proces më pasë do të votohet edhe për kryetarin për asamble komunale.
Një ekip i Klan Kosovës po qëndron në Ulqin për ta përcjellur procesin zgjedhor