Populli shqiptar gjithmonë në luftë për liri dhe pavarësi, gjithmonë i gatshëm për sakrifica vetëm e vetëm që të jenë të lirë dhe pavarur, të jenë të barabartë me popujt tjerë të Evropës.
Sot është përvjetori i Komandant Drenicës Avni Beqiri, ushtar i tri luftërave çlirimtare, pa pushuar asnjëherë për ribashkimin e Shqipërisë, deri sa ra heroikisht në Maqedoninë e sotshme. Shkruan Gazeta Papirus.
Avni Fazli Beqiri (Drenica) trimërinë e kishte trashëguar nga prindi i tij Fazli Beqiri, i cili ra dëshmor për çlirimin e Kosovës, dhe amanetin e prindit u mundua ta qojë në vend ti bashkoj tokat shqiptare, ta kthejë buzëqeshjen në krahët e shqiponjës, e cila ishte skuqur me gjake të njomë të dëshmorëve të kombit.
Avniu lindi ne Aqarevë të Drenicës Martire me 25.07.1980 Shkollën fillore e kreu ne Aqarevë, të mesmen në Ujmirë të Klinës, duke par se ne luftë kishte edhe bashkë moshatar, ai niset i vetëm në drejtim të Dukagjinit për të kaluar kufirin Shqiptar me qëllim për të marrë armë dhe municion.
Për fat të mirë Avniu radhitët në brigadën e Dukagjinit. Fillimisht sistemohet në Voksh, i cili merre pjesë në luftimet e zhvilluar në këtë zonë, si Voksh, Gllogjan, Baballoq, Junik e shumë e shumë beteja çlirimtare.
Babai Fazliu, Deshmor i Kombit, i cili vepronte në Aqarevë të Drenicës Heroike, dhe familja, kishin humbur çdo kontakt me të, nuk dinte asgjë për fatin e Avniut, mirëpo Regjep Selimi epror i lart i UÇK-së takon rastësisht në Dukagjin dhe njofton familjen se Avniu ndodhët në Dukagjin, i radhitur në brigadën e Shqiponjave. Pas ca muajve Avniu kthehet ne Aqarevë në vendlindjen e tij, ku radhitët në brigadë pran babait të tij.
Avniu u be si motor i UÇK-së, sepse ishte i gatshëm ku do që lyptë nevoja i cili edhe plagosët në Prekazin Legjendar, në këmben e majtë, dorë dhe në fytyrë.
Për shërimin e tij, dërgohet në spitalin e Likofcit, dhe ende pa i kuruar plagët, përsëri kthehet ne vijën e frontit .
Me 26.03.1999, forcat policore ushtarake serbe marrin aksion të përgjithshëm kundër bazave te UÇK-es, atë dite bije ne altarin e lirisë Babai i Avniut, Fazli Beqiri , luftëtar i shquar dhe i kalitur nder beteja.
Avniu nuk e ndal luftën as pas rënies së Babait , vazhdoj rrugëtimin e ti për ta quar në vend amanetin e babës, çlirimin e tokave Shqiptare, u nisë rrugës së Preshevës, rrugës drejt Kosovës Lindore, ku u radhit në radhët e UÇPMB-së.
Avniu e njohu armikun sepse me të ishte takuar qindra herë në Drenicë, Dukagjin dhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe ja dinte pikën e dobët së ku ti godiste, dhe armikut i kishte futur frikën në ashtë sa që pushka su ndal asnjëherë nëpër aksione.
Pas arritjes së marrëveshjes të nënshkruar për përfundimin e luftës, ai me shumë shok nga trevat shqiptare mori rrugën për Kumanovë, ku kishte filluar lufta, për ti dalur në ndihmë popullit shqiptar, shkojë në vendlindjen e Ismet Jasharit Komandant Kumanovës, u vendos në Orizare aty ku Ismet Jashari u ushqye me trimëri dhe atdhedashuri.
Ilirida u bë shtëpi për Drenicakun, mirëpo këtë trim në ballë askush nuk mundi ti del, sepse Zoti e kishte mbushur me forcë, dhe sytë e ti si të shqiponjës që të vështron nga larg armikun.
/GazetaPapirus.com/