Analisti Imer Mushkolaj, duke komentuar zhvillimet e fundit pas suspendimit të Kryetares së Gjykatës në Mitrovicën veriore, tha se ndërkombëtarët nuk po reagojnë kur gjyqtarët serbë të Kosovës po shkojnë në takimet e Vuçiqit.
Mushkolaj thotë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini se vendet e QUINT-it vazhdimisht kanë pasur reagime ndaj institucioneve të Kosovës në raport me zgjedhjet serbe.
Ai thotë se Quint-i ka reaguar edhe me rastin e refuzimit të referendumit të fundit në Serbi.
“Është gabim nëse ne dërgojmë mesazh se serbëve iu ka mohuar e drejta për të votuar”.
Mushkolaj thotë se mbështet kërkesën që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por sipas tij gjërat nuk janë afër.
“Ne po negociojmë prej 11 vitesh dhe ku është ajo marrëveshje, derisa zgjedhjet vazhdojnë të mbahen e Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës”.