Presidenti Ibrahim Rugova gjatë bombardimeve të NATO’s, saktësisht më 28 prill, ishte paraqitur në një konferencë për media me Presidentin e Serbisë Milan Milutinovic, në Prishtinë, disa javë pasi kishte takuar Presidentin e RFJ’së, Slobodan Milosevic.
ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, kishte vendosur të qëndronte në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO’s, por kjo është shfrytëzuar nga shteti serb, i cili, siç është thënë atë kohë dhe sic mendohet edhe tani, e kanë shfrytëzuar për qëllime të tyre.
Kështu Rugova, më 1 prill të vitit 1999, kur NATO’ja po bombardonte Serbinë kishte shkuar për ta takuar Slobodan Milosevicin, me të cilën ishte detyruar të nënshkruante një “marrëveshje të paqes”, ndërkohë që të njëjtën është detyruar ta bëjë edhe gjatë vizitës së Presidentit të Serbisë Milan Milutinovic 27 ditë më vonë.
Milutinovic kishte bërë apel nga Prishtina për ndaljen e bombardimeve, ndërsa Rugova në serbisht, kishte thënë se “ne do të përpiqemi t’i krijojmë organet në Kosovë, institucionet e Kosovës që do të jenë për të gjitha komunitetet nacionale dhe për të gjithë qytetarët në Kosovë.