Në llupën e Agjencisë Kundër Korrupsionit është futur edhe Luan Dalipi i cili udhëheq stafin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Dalipi në deklarimin e tij të pasurisë siç duket nuk i ka përmendur edhe disa biznese që i mban nën pronësi në formularin e plotësuar në AKK në vitin 2021.
E për këtë punë për Nacionale kanë folur nga Agjenica Kundër Korrupsion. Prej aty është konfirmuar se kanë nisur një hetim ndaj Dalipit.
“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit, nga monitorimi i rregullt i mediave ka identifikuar informatat lidhur me Biznesin e zyrtarit të apostrofuar, dhe rrjedhimisht është duke verifikuar rastin nga departamentet përgjegjëse. Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi. Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, thuhet në përgjigjen e Yli Buleshjkajt, drejtor i AKK-së.