Pershtypjet e Sekretares se Shtetit ne takimin e Rambujese. Enigmatiku Rugova, njeriu qe dhuronte gure. Problematiku Thaci, qe sillej si nje student i shkelqyer, por qe dorezonte me vonese detyrat e shtepise¡¨. Ngurrimi i tij per te firmosur ne Rambuje dhe refuzimi final me lot ne sy: Jeta ime eshte ne rrezik¡¨. Pragmatiku Surroi dhe rrengu, qe i punon liderit te UCK-se me ndihmen e Xhejms Rubin. Telefonata e Ollbrajt, qe kercenon Demacin. Dhe pergjigja e qete e Baces: Nese per lirine, duhet te vriten tridhjete mije shqiptare, ashtu qofte!¨
Sokol Balla
Thaçi, shqiptari kokeforte
Takimi u zhvillua ne nje dhome te vogel dhe salla ishte mbushur plot. Ministrat e jashtem u ulen ne nje panel, si gjykates mesjetare dhe Ollbrajt thote se qe ne fillim takimi mori nje atmosfere inkuizicioni. Atmosfera u duk e tensiouar, qe kur ne vume kufjet e perkthimit. Pyetja ishte nje: a e pranonin shqiptaret marreveshjen? Megjithe premtimin se pergjigja do te ishte pozitive, pikerisht kur erdhi ai moment, Thaci nuk dha nje pergjigje direkte. Kjo i dha mundesine ministrit te jashtem italian Lamberto Dini, i cili edhe me pare kishte reaguar ashper kunder UCK-se, te sulmonte shqiptaret.Dini i beri hapur presion Thacit te pranonte marreveshjen, bile duke hequr dore edhe nga kerkesa per referendum per pavaresine. Kjo ishte e pandershme, shkruan Ollbrajt, pasi ne i kerkonim kosovareve te vononin, por jo te hiqnin dore nga aspiratat e tyre per pavaresi¡¨. Serish dhe serish Lamberto Dini i beri presion Thacit te pergjigjej po ose jo, per nje propozim qe natyrisht ai nuk mund te pranonte. Si rezultat Thaci as e refuzonte marreveshjen, por as nuk jepte nje pergjigje direkte. Koleget e tij te delegacionit shqiptar, qendronin te palevizur si statuja; Surroi qe e ndjente se nuk i takonte te fliste, Rugova se ky ishte stili i tij¡¨, Qosja qe mendonte se Thaci po bente gjene e duhur.
Medlin Ollbrajt heq kufjet dhe i perplas ne tavoline.Shqiptaret me kishin premtuar nje pergjigje pozitive, dhe zhvillimet e mevonshme provuan se ata e mbajten fjalen, por nderkohe demi ishte bere, kujton Ollbrajt.Per momentin Milloshevici nuk ra ne grep.
Bisedimet shtyhen edhe per tre dite te tjera. Tani jo vetem Thaci, por edhe nje pjese e madhe e delegacionit shqiptar nuk ndjehej komod me kohen e madhe qe avokatet e Grupit te Konktaktit kishin shpenzuar me serbet. ¡§Shqiptaret po degjonin gjithnje e me shume njerez jashte keshtjelles qe u thonin te mos na besonin ne. Ata ndruanin se gjuha me te cilen ishte shkruar marreveshja, largonte gjithnje e me shume aspiratat per pavaresi, nderkohe qe nuk kishte asnje pike vullneti per te pranuar carmatimin¡¨, shkruan Ollbrajt. ¡§Nje faktor qe ndikoi negativisht ishte dhe ai se francezet nuk lejuan oficere te NATO-s ne keshtjelle, qe mund t¡¦u shpjegonin shqiptareve detaje te planit ushtarak te Aleances per Kosoven¡¨. Ne te kundert, brifingu ushtarak u drejtua nga nje avokat i Grupit te Kontaktit dhe nje oficer amerikan, qe kishte arritur te fuste vjedhurazi ne keshtjelle, uniformen e tij ushtarake. Gjenerali Klark fluturon nga Brukseli dhe informon delegacionin shqiptar ne nje baze te NATO-s jashte Rambujese, se vendosmeria e NATO-s per te marre ne dore sigurine e Kosoves pas nenshkrimit te marreveshjes, tashme ishte e pakthyeshme. ¡§Ne nxitem qeverine e Shqiperise dhe shqiptare nga e gjithe bota qe t¡¦i komunikonin delegacionit, mbeshtetjen e tyre per marreveshjen, pervecse pervesha menget dhe u mora vete, personalisht me ta¡¨, shkruan Ollbrajt.
Rezultati ishte progres i dukshem. Keshtu ndersa te shtunen ne darke, nente pjesetare te delegacionit ishin kunder, te henen i vetmi qe kundershtonte, ishte Hashim Thaci. ¡§Problemi me te veshtiresohej, pasi nuk ishte e lehte te diskutoje ne detaje problemin, kujton Ollbrajt, ¡§ishte e qarte se pavendosmeria e tij nuk ishte rrjedhoje e ideologjise, apo e presionit te anetareve te tjere te delegacionit. Ai thjesht po ruante kurrizin e tij. UCK nuk ishte nje organizate monolite. Ne gjirin e saj kishte shperthyer nje lufte per pushtet mes komandanteve te saj dhe figurave te erreta qe e financonin me arme dhe para. Kjo shpjegonte telefonatat pa fund ne celular te Thacit dhe ndihmesve te tij¡¨, shkruan Ollbrajt. Te vetmit qe i tha dicka ishte Xhejms Rubin, me te cilin Thaci kishte vendosur nje lidhje te vecante. ¡§Ai i tha Xhejmit se kishte frike per jeten e tij¡¨, kujton Ollbrajt ne librin e saj Madam Secretary.
Per Sekretaren e Shtetit fillon ndeshja e veshtire personale me personalitetin e liderit politik te UCK. Fillimisht i thote se ai kishten nje potencial te madh per te qene lider, pastaj kur shihte se kjo nuk i ecte, e kercenonte se SHBA dhe NATO nuk do te sulmonin ushtarakisht, pa firmen e shqiptareve mbi marreveshje. ¡§Thaci m¡¦u pergjigj se qellimi i vetem pse luftonte UCK, ishte pavaresia dhe se nuk ishte e lehte te hiqej dore prej saj. Une i thashe se jo domosdoshmerisht po i kerkohej nje gje e tille, porse shqiptaret duhet te beheshin realiste. Marreveshja ishte per tre vjet dhe se Milloshevici ishte problemi i vertete. Por kjo mund te ndryshonte deri atehere. Ky eshte shansi Juaj. Merreni se ndoshta kurre nuk do te keni me tjeter¡¨. Thaci i prekur, me lot ne sy, jep pergjigje negative.