Në pikën kufitare në Zhegër këtë të mërkurë policia e Kosovës brenda një automjeti ka gjetur shtatë viça, të cilët dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.
Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë dhe Inspektorët AUV’it, përderisa pas hetimeve preliminare iu është adresuar Doganave të Kosovës.
Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me mallra Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër (DRK-Lindje), sot me datë 23.03.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Shushe gjatë vëzhgimit ka ndaluar dhe identifikuar një automjet Kombi Iveko ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilin e drejtonte një person i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjetin kombi janë gjetur shtatë (7) krerë gjedhe (kafshë), dhe dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale”.