Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Qeverisë që ta mundësojë tërheqjen e edhe një pjese të mjeteve nga trusti pensional. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se pret që Ekzekutivi ta trajtojë këtë çështje gjatë kësaj jave, shkruan Express.
Tahiri tha se këtë propozim ia kanë dorëzuar sot Qeverisë.
Ne i kërkojmë Qevverisë së Republikës së Kosovës se duhet ta ketë parasysh se jemi në një pozitë të vështirë ekonomike”, tha Tahiri.
Në pyetjen se a do ta mbështesin propozimin e PDK-së për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti, si ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve, kryetarja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë e prerë duke thënë se nuk do ta përkrahin një nismë të tillë.
“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, për arsye se vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare kur ata përfundojnë kontributin për fondin pensional”, ka deklaruar Kusari-Lila.