azetari maqedonas, Vasko Eftov, në emsionin e tij të fundit me çdo kusht tenton t’i akuzoj shërbimet sekrete britanike se ata kanë pregaditur skenarin për organizimin e UÇK-së gjatë vitit 2001 në Maqedoni.
Eftov duke bashkëbiseduar Zlatko Keskovskin i cili ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish Presidentit të ndjerë maqedonas, Boris Trajkovski, dëshiron që me çdo kusht, madje në një moment flet haptazi se shërbimet sekrete britanike kanë qëndruar pas luftës në Maqedoni.
Kush ka ndërmjetësuar këtu, shërbimi sekret britanik, ju kujtohet kur Mark Dikinson e nxjerrte Kastriot Haxhirexhën në pres-konferencë dhe i tregonte se çfarë duhet të flet, kjo ka ndodhur në Ambasadën britanike. Edhe sot edhe atëherë, shërbimi britanik i bënë ata lojëra të flliqura, ka theksuar Eftov duke tentuar që të zbulon emrin e oficerit britanik i cili i ka dërguar njerëzit e PPD-së gjatë vitit 2001 që të shkojnë në Prizren të Kosovës dhe të takohen me Ali Ahmeti, njofton aktpress.com
“Këtu ka qenë një agjent britanik i shërbimit MI-6, i cili ka qenë në OSBE, dhe i ka vendosur kontaktet e para në Prizren dhe pastaj e ka realizuar takimin”, ka deklaruar Eftov. /Telegrafi