Benito Mares është humanisti nga Amerika i cili e ka rregullu kompleksin memorial për dëshmorët e Kombit në Marinë të Skenderajt. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, Benito Mares është pritur kohe më pare nga ish kryetari i Skenderajt ,Bekim Jashari ku i është dhuruar stema e UÇK-së ,me figurat e ndritura të familjes Jashari: Shaban, Adem e Hamëz Jashari.
Benito Mares ka hapur edhe qendrën për strehimin e qenëve endacak e cila është aktive edhe sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ai ka sponzorizuar edhe video klipin për veteranet e UÇK-së.
Ai së bashku me kryetarin e fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti dhe Milaim Gashin ish veteran i UÇK-së, nga
08-17 mars ishte në mision humanitar për t’i ndihmuar edhe refugjatët e Ukrainës ,shkruan Gazeta Papirus.
Më poshtë ju sjellim fotot dhe postimin e plotë të kryetarit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.
MISIONI HUMANITAR PËR UKRAINËN
08-17 Mars, 2022
Historia e Ukrainës është e njëjtë si e Kosovës, gjithmonë nën presionin e Rusisë.
I nderuar që isha pjesë e këtij misioni. Së bashku me z. Milaim Gashi dhe djalin e tij Votimin të udhëhequr nga z. Benito Mares – drejtor i OJQ-së Refugee Direct Aid me qendër në Denver, Colorado, USA dhe në Prizren, Kosovë, u përpoqëm të ndihmojmë refugjatët e dëshpëruar dhe të rraskapitur që po ikinin nga.Ukraina.
Gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme që kërkojnë paqe pas javësh ecjeje për të arritur në Poloni dhe vende të tjera,me shpresën dhe lutjet e tyre që baballarët/burrat/djemtë e mbetur në Ukrainë do t’a mposhtin ‘plakun e çmendur Putin’ njësoj siç bëmë kundër Millosheviçit në Kosovë.
Me pak gjëra në çantat e tyre të vogla dhe me qentë e macet e tyre ata tregojnë dashurinë, dhembshurinë dhe përkushtimin për vendin, familjen dhe kafshët e tyre shtëpiake. Të tilla gjëra nuk janë parë në luftëra të tjera!
Ne shpërndamë dhjetra mijëra euro dhe dollarë për familjet që ishin vetëm me gra dhe fëmijë si dhe grupet e tjera që tregonin dhembshuri ndaj qenve. Gjithashtu, në bazën ushtarake në Lviv dhuruam dhjetra pako me fasho speciale hemostatike për ushtarët në fushëbetejë me shpresën që të vazhdojmë përsëri në javët e ardhme.
Ky udhëtim ngjalli përsëri ndjenjat tona të të qenurit refugjatë.
Si askush në një vend tjetër, ne Krushjanët në veçanti dhe gjithë Kosovarët e ndjejmë thellë në zemrat tona luftën e pabarabartë por edhe i kemi të freskëta në kujtimet tona krimet e bëra nga kriminelët serb, rusë e ukrainasit pro rus, sikurse fotoja e parë që dëshmon se njëri nga kriminelët që kishte marrë pjesë në masakrën e Krushës së Madhe ishte nga qyteti Ivano Frankivsk i Ukrainës. Pamje të tilla janë ende me ne edhe pas 23 vitesh e gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është akoma vivid!
Në këtë mision, gjithashtu njohëm vullnetarë nga mbarë bota që bënin punë të shkëlqyer bashkë me qytetarët dhe ushtarakët polak e njëri ndër ta z. Dobrowolski na priti miqësisht pasi që ai kishte qenë pjesë e KFOR-it në Kaqanik dhe njëherit u ndje i befasuar me ne që kishim bërë një hap të tillë.. Njohëm edhe gazetarë të shumtë që raportonin nga vendi i ngjarjes. I veçantë ishte momenti takimit të z. Brian Alvarez me vjehrrit e tij. Z. Brian kishte udhëtuar nga Amerika për ti marrë ata dhe për të ofruar ndihmën e tij për njerëzit në nevojë. Në shërbim kishte vënë makinën dhe telefonin amerikan që u jepte refugjatëve në nevojë si dhe shumë njerëz të tjerë që vinin nga mbarë europa.
Me gjithë kundërshtimet e shumta, unë isha gati të bëhesha pjesë e këtij misioni me të marrë kërkesën nga miku Benito Mares.Prandaj dua të falënderoj z. Mares, gruan time, fëmijët e mi, vëllezërit dhe miqtë e mi për mbështetjen e dhënë që të jam pjesë e këtij misioni.
Jemi të vetëdijshëm se nuk kemi bërë mjaftueshëm, por për t’a ishte shumë në këto ditë, me shpresën që përsëri të kthehemi me më shumë medikamente dhe materiale sanitare.
Inkurajoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të bëjnë të njëjtën gjë apo të përpiqen për të bërë diçka.
Z. Benito Mares është një shpirtmadh dhe humanist I dëahmuar që nga lufta në Kroaci, Bosnjë si edhe në luftën e Kosovës me ç’rast edhe u njohëm me të. Për 23 vite, ai nuk ka ndaluar asnjëherë aktivitetet e tija bamirëse në Kosovë, duke ndihmuar të vejat e heronjve dhe dëshmorëve të luftës së Kosovës dhe fëmijët e tyre, duke rindërtuar shtëpitë e tyre, duke paguar dhjetëra studentë për arsimim më të mirë, financim të dokumentarëve të luftës dhe libra që do t’I mbajnë Kosovarët ‘zgjuar’ për të mos harruar luftën, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit.
Z.Benito, faleminderit shumë për të gjitha! Faleminderit z. Milaim Gashi për gadishmërinë që shtëpia e juaj në Nagavc të jetë strehë për refugjatët nga Ukraina dhe faleminderit që me makinën tuaj private bëmë gati 6000km,duke mos e kursyer as edhe në Ukrainë. Faleminderit z Votim për angazhimin tuaj të shkëlqyer!
#NdaloniinvazioninnëUkrainë!??????
/Gazeta Papirus/