Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligën e Kosovës.
Përballja kryesore pritet të jetë Malisheva me Gjilanin, dy skuadrat që janë duke kaluar nëpër një formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Gjilani është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, me dy fitore dhe tri barazime, teksa do të synojë që të vazhdojë këtë ecuri pozitive, në mënyrë që t’i afrohet kreut të tabelës.
Në ballafaqimin tjetër, Llapi luan me Dukagjinin, dy ekipet që në dy ndeshjet e fundit janë pa fitore.
Llapianët do të synojnë rikthimin tek fitoret, teksa Dukagjini do të synojë që të befasojë dhe të largohet nga pozita e rrezikshme që e dërgon drejt largimit nga Superliga.
Teksa në ndeshjen tjetër, Feronikeli përballet me Ulpianën.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.