Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se kryeministri Albin Kurti është hipokriti më i madh që ka njohur historia e Kosovës deri tani.
Lushtaku tha se dje u mundua të na zhvlerësojë traditën, ndërsa sot po lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës. Dje u mundua të na zhvlerësoj traditën dhe vlerat tona, ndërsa sot e theu edhe një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Me të vërtetë, HIPOKRIZIA KA EMËR – ALBIN KURTI!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Këtë koment Lushtaku e bëri pas diskutimeve në Kuvend për miratimin e Kodit Civil për bashkëjetesën mes personave me gjini të njejtë dhe diskutimeve për lejimin e mbajtjës së zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet serbe në Kosovë.