Kosova, në të ardhmen, do të duhet ta lejojë martesën mes personave të të njëjtit seks, pasi është premtim ndaj ndërkombëtarëve.
Kështu vlerëson Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, megjithëse thotë se mosmiratimi i Projekt-Kodit Civil nuk e pengon liberalizimin e vizave, përveçse dëmton imazhin e vendit dhe do të përmendet në Raportin e Progresit.
Edhe një pjesë e deputetëve, në seancën e së mërkurës, argumentuan se kjo duhet përmbushur, pasi është vlerë perëndimore. Tjerë dhanë edhe shembuj nga rajoni.
Por krahu i kundërt dha argumente se ka edhe vende që nuk e kanë lejuar martesën mes komunitetit LGBT, teksa edhe cituan dokumente që nuk e kushtëzojnë një gjë të tillë.
Projekt-Kodi Civil nuk kaloi në seancën e së mërkurës, pasi mori vetëm 28 vota për, 29 deputetë votuan kundër, kurse katër abstenuan.