Vetëm pak ditë pas intervistës ekskluzive me Insajderin, konsulli i Përgjithshëm në Hamburg, Gramos Begolli u shkarkua nga ministria Gërvalla. Ky vendim erdhi si pasojë e shpalosjes së skandaleve të saj në festën e pavarësisë në Gjermani nga Begolli.
Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin në të cilin figuron letra e konsullit Gramos Begolli drejtuar kryeministrit, Albin Kurti dhe kryekuvendarit, Glauk Konjufca.