Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku është arrestuar një doganier dhe kryesuesi i Bordit të “Ski Center Brezovica”.
Aksoni “Brezovica” është zhvilluar në shtatë lokacione në rajonin e Shtërpcës.
“Synimi i tyre është të pastrojnë famullinë e Siriniqit, në mënyrë që serbët të mos mund të qëndrojnë në jug të Kosovës. Dhe gjithçka fshihet pas shqetësimeve false për ndershmërinë në menaxhimin e Brezovicës”, tha Vuçiq, raporton “B92”.
Ai shtoi se e ishte kjo e qartë për një kohë të gjatë dhe se nuk pret reagim nga ndërkombëtarët.“A duhet të presim që dikush të thotë diçka – mos jini naiv dhe të prisni diçka të tillë”.