Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri sot paradite në fshatin Cernushë të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Kosovapress, polici mund të ketë qëlluar veten aksidentalisht me armë, gjatë ushtrimeve të gjuajtjes në poligonin e Cërnushës.
Mësohet se polici ishte nga stacioni policor në veri të Mitrovicës me inicialet B.T
Lajmi.net ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me rastin, por ata nuk janë përgjigjur.