Sirenat e sulmeve kanë zgjuar ukrainasit edhe në mëngjesin e ditës së 21-të të luftës ruse, raporton BBC.
Raportohet se sirenat janë dëgjuar sërish në disa qytete të Ukrainës, ku qytetarët janë paralajmëruar që të strehohen nga sulmet e mundshme me raketa.
Sirenat janë dëgjuar në Kiev, Lviv, Ivano-Frankivsk, Odesa, Dnipro, raportojnë mediat lokale dhe gazetarët në terren të mediave ndërkombëtare.