Një qytetar i komunës së Fushë Kosovës sonte është drejtuar në QKMF pasi ra në një pusetë.
Ai për IndeksOnline ka treguar se për shkak të pusetës së hapur është bërë për spital.
Sipas tij, në rrugën afër mbikalimit në Fushë Kosovë, gjendet një pusetë e hapur ku ka rënë dhe ka marrë lëndime në trup.
Në fotografitë që ka dërguar, qytetari shihet të jetë i gjakosur.
Ai tregoi se tashmë ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Kurse, shtoi se dhjetra puseta janë të hapura tash e një kohë ku mungon edhe ndriqimi në rrugë.