Sot Kuvendi i Kosovës ka planifikuar të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku si pikë e vetme e rendit të ditësh është debate parlamentar për ngritjen e çmimeve.
Seanca ishte paraparë të mbahej nga ora 11:00, por filloi me vonesë dhe u shtye sërish. Kjo pasi që liderët e partive politike dhe kryeministri janë duke marrë pjesë në një tryezë diskutimi, raporton Sinjali.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se më mirë ta presin kryeministrin dhe kryetarët e partive, meqë tema është ë rëndësishme.
Në anën tjetër Ganimete Musliu e PDK-së pati kritika për organizimin e kësaj seance, duke e konsideruar si të papranueshme këtë qasje.
“Jam për me mirëkuptu shtyrjen e seancës, por nuk është absolutisht e pranueshme kjo qasje dhe ky organizim i një seance të tillë. Keni mujtë të paktën një sms me ju dërgu deputetëve. Kjo mënyrë e trajtimit të deputetëve duhet të përfundojë një herë e mirë.”
Seanca është shtyrë për në orën 12:15