GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë di policia rreth vrasjes së kosovares në Rapperswil

15/03/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Policisë së Kantonit të St.Gallenit flet për vrasjen në Rapperswil-Jona: Policia ka vizituar më herët familjen për shkak të problemeve personale të burrit.

Në fundjavën që shkoi, një 35-vjeçar është arrestuar në Rapperswil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjes.

Florian Schneider, zëdhënës i medias për policinë kantonale St.Gallen, komenton rastin.

Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij, transmeton albinfo.ch. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin dhe ai ndodhet në paraburgim.

Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.

Zëdhënësi thotë se ditëve të fundit policisë i është dashur të shkonte në banesën e çiftit për shkak të problemeve personale, përcjell albinfo.ch. Në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje por nuk dihet nëse kanë dëgjuar ndonjë gjë për krimin, shkruan tagblatt.ch. Aktualisht ata gjenden nën kujdesin e  mjedisit familjar.

Dy nga tre fëmijët, nga 14 muaj deri në 17 vjeç, janë fëmijët e vetë çiftit. Ndërsa i treti është një fëmijë nga mjedisi më i gjerë familjar që jeton me familjen.

I pyetur për dhunën eventuale në familjen e prekur, Schneider thotë: Policia asnjëherë nuk është dashur të shkojë në banesën në fjalë për shkak të dhunës në familje, por vetëm për shkak të problemeve personale të burrit.

Shumë gjëra ndodhin pas dyerve të mbyllura që policia nuk mund t`i shohë. Nëse bëhet fjalë për dhunë në familje kjo që ka rezultuar me vdekje, atëherë edhe ky motiv do të jetë një nga subjektet e hetimit në vazhdim, thotë veç tjerash zëdhënësi i Policisë së Kantonit të St Gallenit./albinfo.ch/

Tags: gruanvrauzvicer
ShareTweetShare
Previous Post

14 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Next Post

Tentuan të marrin Mariupolin, ukrainasit eliminojnë 150 ushtarë rusë

Next Post

Tentuan të marrin Mariupolin, ukrainasit eliminojnë 150 ushtarë rusë

Lajmet e fundit

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.