Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e qytetit jugor të Dniprorudne.
Yevhen Matveyev do të jetë kryebashkiaku i dytë ukrainas i cili dyshohet se është rrëmbyer nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit, pasi kryetari i bashkisë së Melitopolit u arrestua të premten.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Kuleba thotë se “kriminelët rusë të luftës” e kishin rrëmbyer Matvejevin.
“Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë,” thotë ai. /Zëri