Aktivisti dhe biznesmeni shqiptar në ShBA, Uk Lushi, i ofroi para mandatarit për kryeminstër të Malit të Zi, Dritan Abazoviqit, në rast se ai heq prapashtesën “viq”, nga mbiemri i tij.
Njoftimin për këtë ofertë, Lushi e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Pos asaj, në rast se Abazoviqi do të pranojë ofertën e tij, ai ka ofruar edhe 10,000€ për të gjithë shqiptarët që do të donin të bënin të njejtën gjë.
“I ofroj 25€ Dritan Abazoviqit që ta heqë sufiksin “viq” nga mbiemri i tij, dhe pasiqë ai të bëjë këtë, ofroj 10,000€ të tjera për njerëz të tjerë në Mal të Zi, që duan ta kthejnë mbemrin e tyre në origjinën e tyre shqiptare. Kjo do të tregojë multietnicitetin e Malit të Zi.”, ka shkruar biznesmeni shqiptar.
Në Mal të Zi, ka mjaft njerëz që edhe pse i përkasin komuntitetit shqiptar, për arsye e rrethana të ndryshme, vazhdojnë të kenë prapashtesën “viq”, pjesë të mbiemrit.