Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell por i ftohtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.