GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Liga politike sikurse ajo sportive do aktivizëm e aksion politik, përndryshe s’është ligë

10/03/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Liga politike sikurse ajo sportive do aktivizëm e aksion politik, përndryshe s’është ligë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Hoti

Pozitë pa përvojë pushtetare dhe opozitë pa përvojë opozitare=
Kjo Kosova jonë e re si “nuse nuse kalistruse” na ka qëlluar me një pozitë pa llullë përvoje në qeverisje siç po dëshmohet me qesharakizëm çdo ditë e më shumë si dhe një opozitë që s’ka llullë përvoje efektive opozitare duke u bërë çdo ditë e më shumë po aq qesharake sa pozita.
E demokracia ka kuptim vetëm kur ke pozitë e opozitë me përvojë dhe me aksion të parreshtur politik. Pozita është sikur Oferta, kurse opozita si Kërkesa. Pa u barazuar Oferta me Kërkesën s’ka çmime e as situatë stabile.

E pa stabilitet s’ka prosperitet. Po ashtu, pa ballafaqim ‘dhëmb për dhëmb’ mes pozitës dhe opozitës s’ka zhvillim demokracie. Demokracia zhvillohet vetëm ku ka ide, ofertë që shoqërohen me veprime konkrete.
Kështu siç janë aktualisht, pozita është komode duke u vetëgënjyer që po bën punën e duhur, ashtu siç është komode opozita duke u vetëgënjyer që po ashtu po bën punën e duhur. Por, si njëra ashtu edhe tjetra, profesionalizmin, punën e tyre dhe aksionin politik duhet ta masin vetëm duke u futur në stadium të mbushur me qytetarë për t’i hyrë lojës. Shmangia nga stadiumi i bën të pavlerë.

Përderisa loja e futbollit zgjat 90 minuta, loja mes pozitës dhe opozitës zgjat 4 vite, pra nga fillimi deri në fund të mandatit qeverisës. Nëse kjo nuk kuptohet kështu, atëherë stadiumi do të mbetet bosh pa qytetarë, të cilët edhe ashtu duke e parë agoninë dhe papërgjegjshmërinë pozitë-opozitë, kanë vendosur të ikin nëpër stadiume të botës së jashtme, atje ku vërtetë luhen lojëra cilësore e prosperuese.
Dinamikat aktuale të shpejta në glob s’durojnë më agonira sikurse po ndodh në Kosovë. Sa më shumë të zgjasë kjo gjendje, aq më keq për vendin. Agonia nëse vazhdon kështu do t’i shpie në ligë të dytë pozitë e opozitë, kurse do të sjellë në ligë skuadra që vërtet duan lojën, punën dhe prosperitetin. Liga politike sikurse ajo sportive do aktivizëm e aksion politik, përndryshe s’është ligë.

Tags: Agron Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

“Viva Fresh” reagon pasi u dënua 1 mijë euro: E kemi ulur çmimin e vajit

Next Post

EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

Next Post

EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.