Një person është plagosur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë rreth orën 18:30.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar për në Prishtinë, njofton KlanKosova.tv.
Gjurkaj tutje shtoi se i plagosuri ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë. Sipas tij, policia, me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ku deri me tani ende nuk është arrestuar ndonjë person.