Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në vazhdën e shtrenjtimit të naftës e produkteve të tjera bazë.
Mushkolaj, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’, ka konsideruar se çmimet e produkteve bazike, siç thotë ai, kanë fluturuar dhe kjo çështje nuk duhet të mënjanohet nga ekzekutivi.
Postimi i tij :
A po jeton Albin Kurti n’Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë. Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë “fluturuar”, qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente. Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën!
/Gazeta Papirus/