Italia dhe Evropa duan që të ndërpresin lidhjet me gazin rus, ndërsa vetë Rusia dëshiron që të reduktojë dërgimet e saj Evropë. Deri tani gjithçka është e qartë, dhe ne nuk e dimë se çfarë do të na sjellë konflikti në Ukrainë në javët e ardhshme. Por problemi nuk qëndron vetëm tek varësia e Putinit nga gazi, por edhe nga nafta e tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë, po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të plotë importeve të naftës së papërpunuar ruse. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Shtëpia e Bardhë kanë koordinuar këto ditë punën me komitetet kryesore në Kongresin Amerikan, për t’i nxitur evropianët të vendosin ndalimin e importit të naftës dhe gazit nga Rusia.
Sa naftë bruto prodhon Rusia?
Rusia prodhon afro 11 milionë fuçi naftë bruto në ditë. Ajo e përdor rreth gjysmën e kësaj sasie për të plotësuar kërkesën e saj të brendshme, që supozohet se është rritur për shkak të rritjes së kërkesave për karburant nga ushtria, dhe eksporton jashtë vendit 5 deri në 6 milionë fuçi naftë në ditë.
Deri më sot, Rusia është prodhuesja e dytë më e madhe në botë e naftës së papërpunuar pas Shteteve të Bashkuara dhe përpara Arabisë Saudite, me një renditje që ndryshon herë pas here midis këtyre 3 superfuqive energjitike.
Deri më tani, rreth gjysma e naftës së eksportuar nga Rusia (2.5 milionë fuçi në ditë), dërgohet në vendet evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Holandën, Poloninë, Finlandën, Lituaninë, Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Gati 1/3 e kësaj sasie mbërrin në Evropë nëpërmjet gazsjellësi “Druzhba” që kalon përmes Bjellorusisë.
Çfarë mund të ndryshojë me luftën në Ukrainë?
Frika nga sanksionet mbi naftën bruto ruse, ka sjellë rritjen e ndjeshme të çmimit të një fuçie naftë. Niveli aktual është 126 dollarë. Por kjo shifër nuk është asgjë, sipas asaj që parashikojnë analistët, nëse do të bllokoheshin të gjitha eksportet e naftës ruse.
Në atë moment, çmimet mund të rriteshin deri në 200 dollarë në ditë për fuçi. Ndërkohë zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka deklaruar se çmimi mund të rritet në mbi 300 dollarë për fuçi. “Aktualisht bota nuk ka asnjë kapacitet, që mund të zëvendësojë 7 milionë fuçitë e naftës së papërpunuar ruse”- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Mohammad Barkindo.
Këtë gjë mund ta bëjnë të vetme Shtetet e Bashkuara. Dhe sigurisht që jo Evropa, e cila që në vitin 2019 kishte ndaluar për disa muaj pranimin e dërgesave të gazit nga gazsjellësi i “Druzhba”, për shkak se nafta e papërpunuar që kalonte nëpër të, ishte kontaminuar me klorur organik, që mund të dëmtonte seriozisht rafineritë evropiane të naftës gjatë procesit të përpunimit.
Alternativa që kanë vendet evropiane
Për të siguruar kompensimin e fuçive të munguara nga Rusia, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund të rrisin njëkohësisht shitjet e naftës së papërpunuar nga inventarët e tyre strategjikë kombëtarë, dhe njëherazi të zbehin goditjen që do të pësojnë nga çdo lloj kufizimi mbi importet e naftës së papërpunuar ruse.
SHBA-ja po shet tashmë mbi 1.3 milionë fuçi në ditë nga Rezerva e saj Strategjike e Naftës, dhe mund ta shtojë më tej këtë sasi. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë
të G-7, ka të ngjarë që t’u kërkojnë vendeve të Lindjes së Mesme të lehtësojnë kufizimet në destinacionin e dërgesave të tyre të naftës bruto, dhe të nxisin vende si Kina dhe India që
të ridrejtojnë drejt Evropës sasitë e tjera me cilësi të ngjashme me naftën ruse, në rast se
do të shtohen blerjet nga Moska”- thotë Amy Myers Jaffe, një nga ekspertet kryesore për politikën globale të energjisë, rrezikun gjeopolitik, energjinë dhe qëndrueshmërinë. Në këtë rast, masat do të reduktonin shanset që kufizimet e Evropës ndaj importeve të naftës ruse të rrisnin çmimet globale.
Pasojat në importet e karburanteve
Dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë kryhen kryesisht përmes deti, nëpërmjet anijeve dhe porteve. Por si do të ndikohej Rusia, nëse vendet e tjera do të vendosnin të reduktonin importet e naftës së saj?
Sanksionet kundër industrisë ruse të naftës, do të kishin një ndikim më të madh sesa kufizimi i eksportit rus të gazit natyror, dhe kjo pasi të ardhurat ruse nga nafta janë më të larta dhe më të rëndësishme për buxhetin e saj të shtetit. Rusia në vitin 2021 fitoi mbi 110 miliardë dollarë nga eksportet e naftës, ose 2-fishi i fitimeve të saj nga shitjet e gazit natyror jashtë vendit.
“Papastërtia” e naftës ruse
Sipas ekspertëve, meqenëse nafta është një mall global lehtësisht i tregtueshëm, shumica e eksporteve të papërpunuara të Rusisë në Evropë dhe vendet e tjera pjesëmarrëse në G-7, mund të përfundojnë duke u dërguar diku tjetër.
Kjo do të çlironte furnizimet nga burime alternative si Norvegjia dhe Arabia Saudite, të cilat mund të ridrejtohen për në Evropë. Nafta ruse ka një përmbajtje të lartë të squfurit dhe papastërtive të tjera. Përpunimi i saj kërkon pajisje të specializuara, ndaj ajo nuk mund të shitet kudo.
Por atë mund ta pranojnë klientë të tjerë aziatikë, duke përfshirë Indinë dhe Tajlandën.
Ndërkohë Rusia ka marrëveshje të veçanta furnizimi me vende si Kuba dhe Venezuela. Por është tashmë është e qartë se Rusia e ka të vështirë të ridrejtojë shitjet e saj të naftës bruto.
Në fillim të pushtimit të Ukrainës, rafineritë evropiane filluan të shmangnin furnizimin në këtë vend nga frika e sanksioneve.
Tregjet ka të ngjarë të reagojnë ndaj një kufizimi mbi naftës ruse nga G-7, duke e ulur më tej çmimin e naftës bruto. Ne e kemi parë të njëjtin model në të kaluarën, kur vendet perëndimore vendosën sanksione mbi naftën venezueliane dhe iraniane. Këto të fundit gjetën ende blerës, por me çmime më të ulëta. /abcnews.al