Ligjëvënës amerikanë, përfshirë kongresmenë e senatorë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan Antony Blinken ku i bëjnë thirrje për fuqizim të rolit të Shtete të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë, shkruan Gazeta Metro.
Në letër mes tjerash bëhet thirrje edhe për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë letër, bëhet thirrje për finalizim të ‘marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë, pasi që tash e 14 vjet Kosova është e pavarur’ dhe ky realitet duhet pranuar. Arritja e kësaj ‘marrëveshje hapë mundësi për zhvillim në rajon dhe pengon rritjen e influencës së jashtme nga akterë dashakeq.’
Ligjëvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësimin për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan dhe sfidimin e demokracinë në rajon.
Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka publikuar letërën e 19 ligjëvënësve amerikanë dërguar Shefit të politikës së jashtme amerikane, Antony Blinken.
Më poshtë keni postimin e Bislimit.