Politikani italian, Mateo Salvini, i cili më herët ishte fotografuar teksa kishte të veshur një bluzë me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin, nuk është pritur mirë në vizitën e tij në kufirin Poloni-Ukrainë.
Teksa Salvini kishte tentuar të fliste për media, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, i ka ndërhyrë duke ia ndërprerë fjalën dhe duke e shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini e kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.
Wojciech Bakun e ka quajtur Salvinin si mik të Vladimir Putinit, derisa janë dëgjuar edhe njerëz të tjerë teksa e kanë quajtur ish-zv.kryeministrin italian si “kloun”.
Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën si “një nga shtetarët më të mirë.” Ai ka mohuar se ka marrë para nga Kremlini.
(Per quelli che “ma è vero?”)
Ricevo questo video e pubblico #Bakun, sindaco di Przemysl:
“#Salvini io non al ricevo. Venga con me al confine a condannare #Putin” #UkraineRussianWar pic.twitter.com/it42BQaKPH
— Simone Alliva (@SimoneAlliva) March 8, 2022