Këtë kryetari i Mitrovicës e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook
Postimi i plotë i Hamzës:
Lamtumirë NANË!
Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi.
Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!
Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30.