Me moton “Marshojmë s’festojmë”, dhjetëra gra, kanë vazhduar protestën para objektit të Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Mars, raporton Ekonomia Online.
Me pankarta në duar, ato marshuan dhe kërkuan të drejtat që sipas tyre iu mungojnë.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali për të mbërritur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe për të vazhduar deri te Qeveria e Kosovës.