Parlamenti Evropian në seancën e sotme pritet të shqyrtojë situatën në Bosnje Hercegovinë, por edhe sanksionet që pritet të vendosen ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.
Sipas BE-së, Bashkimi do të përdorë të gjitha instrumentet, përfshirë sanksionet, për të kapërcyer krizën politike, por thuhet se masat e forta kërkojnë që të gjithë të votojnë pro.
‘Në janar Këshilli i Ministrave të Jashtëm diskutoi për Bosnje Hercegovinën dhe më pas thanë se BE-ja është e gatshme të zbatojë të gjitha instrumentet, duke përfshirë sanksionet për të kapërcyer krizën politike. Megjithatë , për çdo sanksion, u takon vendeve anëtare që të vendosin me konsensus. Nuk do të komentojmë kurrë këto debate derisa të merret një vendim”, tha zyrtari evropian,Peter Stano.
Ai poashtu vuri në dukje se institucionet e Brukselit janë shumë të shqetësuese për situatën atje.
Stano theksoi se Bashkimi Evropian dënon të gjitha hapat e njëanshme që cenojnë integritetin e vendit dhe u bën thirrje të gjithë akterëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq thotë se pas situatës në Ukrainë, të gjithë e kanë të qartë se ka solidaritet mes zyrtarëve evropianë për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Në këtë sfond, duhet të ketë vende që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kështu që Dodik duhet të informohet se duhet të kthehet në institucione dhe të pranojë pozicionin në të cilin ai përfaqëson Bosnjën. Meqenëse Bosnja dhe Hercegovina ka një qëndrim të qartë për solidaritetin me Ukrainën, sanksionet mund të vendosen vetëm që ai të ketë probleme personale”, deklaroi ai.
Më herët BE-ja nuk pati një qëndrim të unifikuar për sanksionet ndaj Milorad Dodik, por me luftën në Ukrainë, prioritet në Bashkimin Evropian kanë ndryshuar.
Për atë çështje nevojitet edhe një debat në Parlamentin Evropian.
Ndryshe Bashkimi Evropian deri tani ka vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë, por edhe ndaj shteteve dhe personave të cilët kanë përkrahur agresionin rus në Ukrainë./Lajmi.net/