Njësia e reagimit të shpejtë e policisë ukrainase “KORD” shihet në një video duke e shkatërruar një tank rus nga një distancë e afërt, kjo me arsyetimin se e “e kishin parkuar keq”, shkruan Gazeta Metro.
Kjo sipas tyre padyshim e meriton një goditje të fortë me armë anti-tank RPG-7, dhe në fund të videos shihet se pas aksionit forcat ukrainase bëjnë selfi, ku në prapavijë kanë tankun e djegur rus, shkruan Militarium.
Shumë njësite ukrainase janë të pozicionuara dhe të stërvitura për një luftë të tillë, kjo formë është dëshmuar mjaft efikase, pasi që deri më tani rreth 300 tanke ruse dhe mijëra pajisje tjera ushtarake janë shkatërruar nga forcat ukrainase.
Luftime të ashpër në vijë të frontit po zhvillohen në tri fronte, në lindje beteja më e madhe po zhvillohet në zonën e Kharkivit, në pjesën jugore forcat ruse kanë depërtuar deri ne Kherson, ndërsa në Veri, një konvoj ushtarak me gjatësi mbi 60 km e mban nën kërcenim të vazhdueshëm kryeqytetin Kiev
Kiev./gazetametro.net