Partia Socialiste fitoi 5 nga 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Berisha mori bastionin historik të demokratëve, Shkodrën, ndërsa Lulzim Basha i dha PD-së së vulës një rezultat katastrofik, aq sa kishte qendra ku kandidati i tij kishte dalë me zero vota. Kjo është panorama e zgjedhjeve në përfundim të procesit të numërimit.
Vora
Kjo bashki nxorri rezultatin më të shpejtë duke qenë se u aplikua numërimi elektronik. Lulzim Basha ishte në vendin e tretë me vetëm 6.3% të votave. Fituesi është Blerim Shera me 69.4% të votave. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” u rendit i dyti 24.3% të votave.
Rrogozhina
Edison Memolla i PS-së do të drejtojë bashkinë në 10 muajt e ardhshëm. Ai fitoi 60,7% të votava. Vetëm në këtë bashki kandidati i Lulzim Bashës doli i dyti me 22% të votave përkundër 17.3% që mori kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Durrësi
Emiriana Sako ka fituar me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve. Ajo mori 57,6% të votave. Në vendin e dytë është kandidati “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 30,7% të votave. Edhe në këtë bashki Lulzim Basha me kandidatin e tij Luan Hoti është renditur i treti me vetëm 11.7% të votave.
Lushnja
Eriselda Sefa e PS-së fitoi 58.8% të votave. Elton Bano i kolicionit “Shtëpia e Lirisë” u rendit i dyti me 30.8% të vota dhe sërish kandidati i Lulzim Bashës në vendin e tretë me vetëm 10.4% të votave.
Lushnje – Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa mori fitoren në bashkinë e Lushnjes me 21,477 vota, ndërsa pas saj u rendit Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me 11,238 vota dhe në fund kandidati i PD, Indrit Sefa me 3,809 vota.
Dibra
Kryetari i kësaj bashkie është zgjedhur Rahim Spahiu i mbështetur nga Partia Socialiste me 60.8% të votave. I dyti është renditur kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi me 19.5% të votave. Luan Haka i PD-së është në vendin e tretë me 19.3% të votave, ndërsa i katërti është kandidati i LRE Dritan Torba me 0.4% të votave.
Shkodra
Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” fitoi me 43.7% të votave. E dyta u rendit Majlinda Angoni e PS-së me 39.5% të votava. As në këtë bashki s’ka surprizë për Lulzim Bashën, kandidati i tij u rendit i treti me 16.8% të votave. ©LAPSI.al