Pas shumë paralajmërimeve, franga zvicerane është barazuar me euron. Kështu shkëmbehet në shumë tregje ndërkombëtare.
Një CHF është 0,9968 Euro dhe një Euro është 1,0032 CHF. Ky informacion u përditësua për herë të fundit më 6 mars 2022 në orën 12:05, sipas kohës evropiane, shkruajnë mediat e huaja.
Aktualisht 100 franga janë 99.68 Euro. Kjo ka ndodhur për shkak të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë, Banka Kombëtare Zvicerane është shprehur e gatshme të intervenojë dhe të forcojë monedhën kombëtare.