Kosova duhet të pranohet në NATO, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thotë një ligjvënës amerikan.
Në një letër dërguar presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Ritchie Torres, tha se Kosova është aleat besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.
“Kosova, një aleate e fortë e SHBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në NATO. I bëj thirrje Presidenit Biden dhe Sekretarit Blinken të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare. Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres në rrjetin social “Twitter”.
Ai ka publikuar edhe letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken.