Data 5,6,7 mars janë datat kur kujtohet sakrifica e madhe e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të emëruar si “Epopeja e UÇK-së”.
Në këto data njerëz nga të gjitha trojet shqiptare e vijnë dhe e vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz për të nderuar vepren heroike të familjes Jashari, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
E pjesë e pandashme e luftës së komandantit legjendar ishte edhe arma automatike.
Ajo ruhet dhe ekspozohet në muzeun e kompleksit në Prekazin heroik.