Qytetarët po ikin masivisht nga Ukraina si pasojë e agresionit rus, i cili pritet të avancojë. Fotografitë e publikuara nga mediat ndërkombëtare prej stacionit kryesor hekurudhor në kryeqytetin ukrainas, Kiev, tregojnë gjithçka.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), deri në fund të kësaj jave, rreth 1.5 milion refugjatë do të kenë ikur nga Ukraina.
“Kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi për agjencinë Reuters.
Sipas UNHCR-së, deri tani Ukrainën e kanë lëshuar rreth 1.36 milionë refugjatë dhe më shumë se gjysma e tyre, rreth 760 mijë, kanë shkuar në Poloni, ndërkaq 157 mijë në Poloni.