Një takim i tretë pritet të ndodh mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë.
Bazuar në deklaratën e negociatorit ukrainas, David Arakhamia, raundi i tretë i bisedimeve pritet të mbahet nesër, transmeton lajmi.net.
“Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën”, ka thënë Arakhamia, pa dhënë detaje shtesë.
Në anën tjetër, agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS”, ka raportuar sot se negociatori rus, Leonid Slutsky, e ka konfirmuar takimin e radhës me delegacionin ukrainas, që sipas tij do të mbahet më 7 mars.
Ende nuk janë dhënë detaje se ku pritet të mbahet takimi i radhës mes Ukrainës dhe Rusisë, teksa dy takimet e para janë mbajtur në kufirin Bjellorusi-Poloni