Bashkë me Adem dhe Hamëz Jasharin luftoi e vdiq edhe daja i tyre, Osman Geci.
Vendosmërinë për luftë e tregonte në çdo muhabet pasi kështu Osman Geci, i motivonte edhe dy nipat e tij Adem e Hamzë Jasharin, të cilëve nuk iu nda asnjëherë kur duhej rrokur armët.
Kështu pati vepruar edhe në betejën e 5,6 e 7 marsit, që do të merrte epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Osman Geci, që në Prekaz u vra bashkë me motrën Zahiden, nënën e Adem e Hamzë Jasharit, teksa la prapa vetës gruan me shtatë vajza e tre djem.
https://youtu.be/b1TWfR3O3RM