Televizioni britanik Sky News ka transmetuar një kronikë se si një grup i gazetarëve të këtij TV është sulmuar në afërsi të Kievit në Ukrainë.
Ata u qëllluan teksa udhëtonin me makinë dhe në fillim besuan se ishte një postbllok ukrainas, por pas identifikimit se ishin gazetarë britanikë të shtënat u shtuan çka shton dyshimet se kanë qenë rusë të infiltruar në zonë që po përhapin terror tek popullsia civile.
Krye-korrespondenti Stuart Ramsay u plagos, operatori i kamerës Richie Mockler mori dy goditje në jelekun anti-plumb. Gazetarët dhe operatorët britanikë mundën të shpëtonin, por pamjet janë të frikshme.
©LAPSI.al
VIDEON E GJENI KETU