Senatori amerikan, Lindsey Graham, në një formë ka kërkuar që rusët të vrasin presidentin e tyre, Vladimir Putin.
Graham këtë e bëri kur pyeti se a ka në Rusi një Marcus Brutus dhe një kolonel më të suksesshëm se kolonel Claus Stauffenberg, njofton Klankosova.tv.
Brutus (Bruti) bën pjesë në senatorët kryesorë në komplotin që çoi në vrasjen e ish-perandorit romak, Jul Cezari, ndërsa Stauffenberg ishte një oficer i ushtrisë gjermane i njohur për përpjekjen e tij të dështuar më 20 korrik 1944 për të vrarë Adolf Hitlerin.
Graham thotë me vrasjen e Putinit rusët do t’i bënin vendit të tyre dhe botës një shërbim të madh.
“A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg më të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë si përfundon kjo është që dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë jashtë lojës”.
“Ju do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës – një shërbim të madh. Të vetmit njerëz që mund ta rregullojnë këtë janë populli rus. Lehtë për t’u thënë, e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën tjetër të jetës tuaj, të izoloheni nga pjesa tjetër e botës në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë”, ka shkruar Graham në rrjetin social Facebook.