Kancelari gjermane, Olaf Scholz deklaroi se Gjermania do të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen duke filluar nga ku vit.
Në fjalën e tij drejtuar parlamentit gjerman, të mbledhur në një sesion të jashtëzakonshëm, Scholz u shpreh se 100 miliardë euro do t’i shtohen buxhetit të mbrojtjes për këtë vit. Kjo shumë nënkupton më shumë se 2% të GDP të Gjermanisë që parashikohet dhe në direktivat e NATO.
Lidhur me konfliktin në Ukrainë, kancelari gjerman deklaroi se bota tashmë nuk është si më parë. Schols tha se Gjermania është në krahun e duhur të historisë dhe premtoi më shumë mbështetje për Kievin zyrtar.
“Po përjetojmë një zhvillim epokal në histori. Bota nuk është më ajo e mëparshmja. Duhet të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën, në këtë moment dëshpërimi për ta. Ukrainasit po luftojnë për liri dhe demokraci, për vlerat që ne mbrojmë”, tha Scholz.
Gjithashtu, kancelari gjerman nuk la pa përmendur dhe Rusinë, duke thënë se lufta do të ketë pasoja katastrofike dhe për të.