Zinxhiri i katërt i super-marketeve më të mëdha në Britaninë e Madhe “Morrisons”, ka ndalur shitjen e vodkës ruse.
“Morrisons” ka deklaruar se ky vendim vjen si pasojë e vendimit të Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, transmeton Gazeta Express.
Rrjeti i supermarketeve ka thënë se do ta heq nga lista e produkteve vodkën standarde të Rusisë, por nuk e ka specifikuar se kur do të nis së zbatuari vendimi.
Edhe rrjeti tjetër i marketeve ushqimore “Co-op”, që operon në Britaninë e Madhe, ka marrë vendim për ndalimin e shitjes së këtij produkti, meqenëse njihet si produkt rus.