Zyrtari i klubit futbollistik Prishtina, Kushtrim Sopa ka njoftuar një rast të mjerë dhe të çuditshëm në kryeqytet. Gjatë natës janë vjedhur rrjetat e portave në një nga komplekset sportive të Prishtinës.
Madje, hajnat ishin bërë gati t’i vjedhnin edhe shtyllat e portave.
Sopa ka thënë se kjo nuk është hera e parë që skuadra e tyre dëmtohet nga hajnat.
“Në një ditë me diel dhe në terminin e zakonshëm të grupmoshës U17 Superliga, çunat e rinjë i pret një befasi aspak e këndshme para stërvitjes së ditës së sotme.
Disa “njerëz” të pa ndërgjegjshëm dhe pa pikë morali njerëzor, gjatë mbrëmjes kishin vjedhur rrjetat e gollave të lojës si dhe mjetet përcjellëse të tyre, gjithashtu i kishin bë gati për ditën e sotme ti vjedhin edhe shtyllat (skeleturën e gollave) duke i shliruar ato fillimisht pastaj sonte sigurisht për ti çmontuar dhe për ti vjedhur copë-copë.
*Kjo nuk është hera e parë që ne dëmtohemi duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyer dhe dritare, paisje sportive me theks të veçantë topa të lojës etj.
Pavarësisht rrethanave të klubit dhe kushteve në këtë ambient sportiv si kordinator i shkollës dhe mbikqyrës i kësaj fushe sportive, përveç ekipit tonë të seniorëve dhe shkollës tonë të futbollit, termine dhe hapësirë ju kam ofruar pothuajse të të gjitha klubeve sportive të kryeqytetit dhe më gjerë, vashave si dhe grumbullimeve të përfaqësueseve të reja sa herë kanë pas nevojë, pa asnjë llojë kompenzimi, sepse qëllimi madhor i secilit prej nesh që jeton me sportin është zhvillimi dhe edukimi i brezave të rinjë dhe të reja në frymën sportive, larg rrugëve të degjenerimit shoqëror.
A thu kujt po i pengon kjo” shkruan Sopa në njoftim./Indeksonline/