Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHKUK) ka njoftuar se ka vdekur mamia, Behare Brahaj, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.
ShSKUK përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët, shkruan Gazeta Papirus
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngushëllim familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë.