Bashkimi Europian po diskuton përjashtimin e shtatë bankave ruse nga sistemi SWIFT, sipas një dokumenti konfidencial të rrjedhur parë të martën nga POLITICO.
Por, ajo që bie më shumë në sy është mungesa e Sberbank, bankës më të madhe ruse, si dhe Gazprom, huadhënësi i tretë më i madh i unionit, me të cilin ka lidhje të ngushta në sektorin e energjetikës.
Ndërkohë bankat e përjashtuara nga sistemi ndërkombëtar SWIFT janë: Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank dhe VEB.
Bashkimi Europian nuk është i treguar dhe aq i gatshëm në largimin e bankave ruse për shkak të varësisë së theksuar ndaj naftës dhe gazit rus.
Mungesa e këtyre dy bankave në listë lë të nënkuptosh se ka një shqetësim për pasojat e mundshme ekonomike.
Lista është paraqitur nga Komisioni Europian, pas konsultimeve me Shtetet e Bashkuara, tha një prej diplomatëve.
Lista është paraqitur nga Komisioni Europian, pas konsultimeve me Shtetet e Bashkuara, tha një prej diplomatëve dhe është diskutuar më pas të martën në takimin e ambasadorëve të BE.