Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti , ka shkruar rreth antarsimit të Kosovës në Nato e organizata tjera ndërkombëtare.
Statusi i tij :
Miq të dashur,
Anëtarësimi në NATO, BE, KE dhe organizata tjera ndërkombëtare, për të cilat flasin sot lider e ish lider, nuk duhet të shihet si mundësi e kamuflimit në kushte të përshpejtuara dhe rrethana frike. Kjo zatën edhe nuk do të ndodh kështu.
Anëtarësimi në NATO, BE, KE dhe organizata tjera ndërkombëtare do duhej projektuar në kushte të qeverisjes së mirë, në veçanti të politikës së jashtme duke prioritizuar këto objektiva dhe duke punuar shumë e sinqerisht për to.
Ka vite që ne merremi me vetveten. E bëmë “gjoksin gropë”, duke provuar t’i dëshmojmë njëri-tjetrit se sa të fortë e të mençur jemi. E punët, u mor vesh, “pus e dri”
Megjithatë, nuk ka hapësirë për frikë dhe shqetësim. I falenderohemi gjeografisë sonë ku ndikimi përëndimor është i fuqishëm e ai rus shumë i limituar.
Pasdite të këndshme!
/Gazeta Papirus/