Kryetarti i AAK-se, Ramush Haradinaj mbeshtet vendimin e qeverisë Kurti për krijimin e Fondit të Sigurisë
Postimi i tij :
Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë.
Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të të gjitha institucioneve të vendit.
Në këtë frymë, mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend.
Për çështje të sigurisë, Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional.