Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po vazhdon të bëjë thirrje të fuqishme që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe në BE.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që në profilet e rrjeteve sociale të vendosin #KosovoInNATO #KosovoInEU, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,
Miq tanë ndërkombëtar,
Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,
Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:
– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.
– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.
– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.
Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim:
#KosovoInNATO
#KosovoInEU